Kriza demografike po thellohet: Vetëm 6.1% e lindjeve në Maqedoninë Lindore, rekord në Shkup

Shkupi vazhdon të ketë numrin më të madh të lindjeve në Maqedoninë e Veriut, me 41.6% të të gjitha foshnjave të lindura në vend. E kundërta ndodh në Maqedoninë Lindore, ku sipas të dhënave të Entit të Statistikave, ka përqindje më të ulët të lindjeve, vetëm 6.1%. Arsyen për këtë, sociologu Lulzim Murtezani e sheh tek synimi i shumë qytetarëve për të jetuan në Shkup, pasi ka më tepër mundësi për zhvillim, dhe kështu i lënë me natalitet të ulët qytetet e tjera.
“Në kryeqytet kemi një tendencë që nataliteti të jetë stabil, në rritje e sipër. P.sh në kryeqytet me siguri që koncentrohen, vërshojnë nga shumë qytete në vende rurale për arsye se do të gjejnë më shumë mundësi shkollim njerëzit, mundësi për punësim dhe kemi më shumë rritje të popullsisë”, tha Murtezani.
Murtezani po ashtu shtoi se në përgjithësi për uljen e numrit të lindjeve si problem kryesor mbetet edhe ekonomia e dobët, për shkak se investimi në edukimin e tyre ka çmime të larta në këtë kohë krize, siç e quan ai. Përveç kësaj, përmend edhe tendencën e migrimit.
“Një faktorë tjetër është edhe ndryshimi i rolit të gruas në shoqëri. Gruaja moderne insiston në pavarësinë e saj në karrierë në përfshirjen në tregun e punës dhe normalisht këto ndryshime bëjnë që të prolongohet faza e martesës, periudha e martesës, po ashtu të ketë edhe shumë dilema në atë sesa fëmijë do të ketë një familje”, dekalroi Murtezani.
Rajoni i Shkupit po ashtu ka pjesën më të lartë të numrit të përgjithshëm të vdekjeve me 30.4%, dhe Rajoni Verilindor ka pjesën më të ulët me 8.0%.
Pjesa e martesave me 55.0% dhe divorceve me 65.8% është më e lartë në zonat urbane.
Sa u përket migrimeve ndërfshatra pjesën më të lartë në Rajonin e Pollogut me 50.9%, krahasuar me migrimet ndërqytetas me një pjesë prej 2.7%.



