Bastisje në rajonin e Demir Hisarit: U gjetën nëntë pushkë, pistoleta dhe municion, arrestohen katër persona

Zyrtarët policorë të SPB Demir Hisar kanë arrestuar dje katër persona nga fshati Obednik, pasi gjatë bastisjeve në shtëpitë e tyre u gjetën armë dhe municion.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, në orën 10:10 janë privuar nga liria E.R. (57) dhe E.R. (20). Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, në shtëpinë e tyre janë gjetur tre pushkë gjuetie, një pistoletë sinjalizuese, 170 copë municion të kalibrave të ndryshëm, si dhe sende të tjera.
Më herët, në orën 09:45, policia arrestoi edhe R.M. (61) dhe R.Sh. (35), po ashtu nga fshati Obednik. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur pesë pushkë, një pistoletë dhe 38 copë municion të kalibrave të ndryshëm.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj katër personave do të ngriten kallëzimet përkatëse.



