BE-ja kërkon rikthimin e shpejtë të masave për zbulimin e abuzimit seksual ndaj fëmijëve në internet

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar qëndrimin mbi një rregullore që synon rikthimin e rregullave të përkohshme që u lejojnë ofruesve të shërbimeve online të zbulojnë, raportojnë dhe heqin në mënyrë vullnetare materiale të abuzimit seksual ndaj fëmijëve nga platformat e tyre, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi, kjo lëvizje synon të rikthejë bazën e përkohshme ligjore për aktivitete të tilla pasi masa e mëparshme skadoi më 3 prill, duke krijuar një boshllëk në kornizën e BE0së për luftimin e abuzimit seksual ndaj fëmijëve në internet.

Sipas rregullores së propozuar, platformat online do të lejohen sërish të kryejnë në mënyrë vullnetare zbulimin e materialeve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve dhe aktiviteteve të joshjes së të miturve për qëllime abuzimi seksual, pavarësisht kufizimeve të parashikuara nga rregullat e BE-së për mbrojtjen e të dhënave që rregullojnë komunikimet elektronike.

Këshilli i BE-së tha se masa e përkohshme është e nevojshme për të siguruar identifikimin e vazhdueshëm të viktimave, për të mbështetur hetimet dhe ndjekjet penale, si dhe për të kufizuar përhapjen e materialeve abuzive në internet, ndërkohë që vazhdojnë negociatat për një kuadër të përhershëm legjislativ.

Qëndrimi i Këshillit të BE-së tani do t’i dërgohet Parlamentit Evropian për një lexim të dytë, gjatë të cilit eurodeputetët mund ta miratojnë, ndryshojnë ose ta refuzojnë propozimin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button