Mexhiti: Ejani çdo ditë, deri me 7 qershor në sheshin “Skenderbe” ta nderojmë librin dhe gjuhën shqipe!

Bashkëkryetari i VLEN-it, dhe njëherit kryetar i Çairit, Izet Mexhiti, në hapje të panairit të Librit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ka deklaruar se sot Shkupi flet shqip.
“Sot Shkupi flet shqip.
Flet shqip me zërin e librave, me gjuhën e mendimit dhe me praninë e kulturës sonë të shkruar, në hapjen e Panairit të Librit Shqip për herë të parë në këtë qytet.
Ky panair shënon një moment të rëndësishëm për gjuhën dhe kulturën shqipe, si dëshmi e gjallërisë së saj, dhe e fuqisë së fjalës së shkruar. Është një hap që e vendos librin shqip në qendër të hapësirës publike dhe e dëshmon vazhdimësinë e një identiteti kulturor që nuk zbehet.
Ejani çdo ditë, deri me 7 qershor në sheshin “Skenderbe” ta nderojmë librin dhe gjuhën shqipe!”, ka shkruar Mexhiti.



