Afrim Gashi merr pjesë në promovimin e librit “Pulsi i Humanitetit” kushtuar Dr. Goran Andonovit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në promovimin e librit “Pulsi i Humanitetit”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Dr. Goran Andonov.
“Mbrëmë pata kënaqësinë, të marr pjesë në promovimin e librit “Pulsi i Humanitetit”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Dr. Goran Andonov. Dr. Andonov, i cili ka shënuar jubileun e 100-të të dhurimit të gjakut, është një shembull i rrallë në promovimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj komunitetit. Me këtë rast, e përgëzova për botimin e librit dhe e falënderova për shembullin frymëzues që jep për të gjithë ne”, ka shkruar Gashi.



