Kongresi i Fatahut rizgjedh Mahmoud Abbasin si udhëheqës të lëvizjes

Delegatët që morën pjesë në kongresin e tetë të përgjithshëm të lëvizjes Fatah rizgjodhën njëzëri presidentin palestinez Mahmoud Abbas si lider të grupit, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve Wafa, transmeton Anadolu.

Wafa tha se anëtarët e kongresit votuan unanimisht për zgjedhjen e Abbasit si president dhe komandant i përgjithshëm i lëvizjes.

Sipas agjencisë, delegatët kanë theksuar rëndësinë e rolit të Abbasit në udhëheqjen e asaj që e kanë përshkruar si fazë kritike në historinë palestineze dhe kanë shprehur besim të plotë në udhëheqjen e tij.

Wafa e përshkroi Abbasin si presidentin e zgjedhur të Palestinës, kryetar të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe një nga anëtarët themelues të Fatahut.

Kongresi u mbajt në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa seanca të njëkohshme u zhvilluan në Gaza, Egjipt dhe Jordani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button