Granit Xhaka shtang Premier League, mbi 100 km vrapim në 9 ndeshje!

Sunderlandi është një ndër skuadrat surprizë të këtij sezoni të Premier League dhe Granit Xhaka është lideri i saj në shumë aspekte.
Statistikat e fundit kanë habitur këdo, Granit Xhaka dhe Noah Sadiki po udhëheqin distancat e përshkruara në fushë deri më tani.

Sipas të dhënave zyrtare, Xhaka kryeson listën me 100.83 kilometra të përshkuara, duke konfirmuar edhe një herë intensitetin dhe përkushtimin e tij. Menjëherë në vendin e dytë renditet Sadiki, me 100.14 kilometra, duke e bërë këtë dyshe dhe këtë repart, si pikën kyçe të Sunderlandit në ligën më të fortë të botës.

Në vendet pas tyre qëndron Elliot Anderson i Nottingham Forest me 99.98 kilometra, ndërsa ndër emrat e tjerë që spikasin janë Daniel Munoz (99.22 km), Sander Berge (98.49 km) dhe Morgan Rogers (97.90 km).

Dinamika dhe ritmi i lartë i lojës së Sunderlandit kanë qenë vërtet mbresëlënës dhe ka dhënë atë rezultat që sot ata ndodhen në vendin e katërt në klasifikim. Mesfusha e palodhur, presingu i vazhdueshëm dhe aftësia për të kontrolluar tempin e lojës kanë ndihmuar ekipin të rivalizojë me më të mirët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button