Vetëm 14 nga 36 spitalet e Gazës funksionojnë pjesërisht, thotë OBSH-ja

Vetëm 14 nga 36 spitalet në Rripin e Gazës janë funksionale pjesërisht, ndërsa vetëm një e treta e 176 qendrave të kujdesit parësor po punojnë, ka deklaruar Hanan Balkhy, drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Mesdheun Lindor, rajon që përfshin edhe Gazën.
Duke folur në një konferencë për media, Balkhy tha se Gaza po përballet me “mungesa ekstreme” të energjisë elektrike, ujit të pastër, ilaçeve, pajisjeve të prishura dhe infrastrukturës së dëmtuar në ato pak objekte shëndetësore që ende funksionojnë.
“A disa prej këtyre objekteve janë goditur, më pas janë riparuar dhe goditur sërish,” shtoi ajo.
Balkhy gjithashtu bëri të ditur se shtatë në dhjetë gra shtatzëna dhe nëna gjidhënëse në Gaza po përballen me kequshqyerje akute, ndërsa një në pesë foshnja po lindin me peshë nën normë ose para kohe.



