Shembet një ndërtesë në Madrit, humbin jetën 4 persona

Shërbimet spanjolle të emergjencës kanë nxjerrë trupat e katër personave nga rrënojat e një ndërtese gjashtëkatëshe që u shemb në qendër të Madridit gjatë rikonstruksionit te nje hoteli, thanë të mërkurën autoritetet lokale.”Me trishtim të thellë konfirmojmë se zjarrfikësit e Madridit kanë nxjerrë trupat e personave që u zhdukën pas shembjes”, shkroi kryebashkiaku i qytetit.

Viktimat janë identifikuar si tre burra të moshës midis 30 dhe 50 vjeç nga Ekuadori, Mali dhe Guinea si dhe një grua 30-vjeçare, arkitektja e projektit të rinovimit.

Trupat e tyre u gjetën herët të mërkurën, gati 15 orë pas shembjes së strukturës së brendshme të ndërtesës që la fasadën e saj të paprekur, në një operacion kërkim-shpëtimi në të cilin policia dhe zjarrfikësit përdorën dronë dhe qen nuhatës.

Tre punëtorë të tjerë ndërtimi u plagosën. Sipas regjistrit online të ndërtesave në ndërtim e sipër të Madridit, prona është ndërtuar në vitin 1965.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button