Prej sot nis regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet në rrezik

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot fillon regjistrimi për vaksinimin falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, të cilat mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin në faqen vakcinacija.mk në linkun: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu ose përmes mjekut të tyre amë.
Me vaksinimin falas përfshihen kategoritë në rrezik të popullsisë: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e strehuar në institucionet e mbrojtjes sociale për të moshuarit dhe të punësuarit në këto institucione.
“Interesi i qytetarëve për vaksinimin falas kundër gripit sezonal po rritet çdo vit, gjë që tregon vetëdije gjithnjë e më të madhe për rëndësinë e mbrojtjes nga gripi dhe njëherazi e konfirmon sërish nevojën e kësaj mase parandaluese. I ftoj qytetarët, veçanërisht ata që i përkasin kategorive të rrezikuara, që të mbrojnë me kohë shëndetin e tyre. Këtë vit Ministria ka siguruar numrin më të madh historik të vaksinave kundër gripit sezonal – 80.000 doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur ‘Abbott’ nga Holanda,” theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.



