Plagosja e dr. Shainit në Kumanovë, VLEN kërkon zbardhjen e shpejtë të motivit dhe autorëve

Përmes një komunikate, VLEN ka reaguar me keqardhje të thellë për ngjarjen që ka ndodhur në Kumanovë, ku është plagosur dr. Zekirja Shaini.
“Ne si koalicion dënojmë çdo formë të dhunës dhe apelojmë për qetësi, maturi dhe respektim të institucioneve kompetente për hetimin e rastit. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë aktet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Nga koalicioni VLEN u bëjnë thirrje organeve të rendit të zbardhin sa më shpejt motivet dhe autorët e këtij akti, dhe poashtu bëjnë thirrje që raste të tilla të mos përdoren për qëllime politike.



