Zekerija Berisha bartës liste i VLEN-it për Qytetin e Shkupit

Koalicioni VLEN ka zgjedhur Zekirija Berishën si bartës liste për qytetin e Shkupit në zgjedhjet e ardhshme.

Në njoftimin e bërë nga VLEN thuhet se Berisha, një profesionist i dëshmuar dhe aktivist i Alternativës, ka fituar besimin e koalicionit për të përfaqësuar më së miri shqiptarët në kryeqytet.

“Berisha është fytyra politike e cila më së miri do ta përfaqësojë VLEN-in në qytetin e Shkupit”, theksohet në komunikatën e koalicionit.

Nga VLEN po ashtu bëjnë të ditur se lista për Këshillin e Qytetit të Shkupit është e mbushur me emra profesionistësh nga sfera të ndryshme, që synojnë të ofrojnë alternativa të reja për zhvillimin e kryeqytetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button