“Çairi 2040” – Projekti i Bujar Osmanit

Kandidati i AK-isë për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, prezantuan projektin “Çairi 2040”.

Sipas tij, ky plan gjithëpërfshirës synon transformimin rrënjësor të hapësirës urbane të Çairit, përmes zhvillimit të infrastrukturës moderne të transportit, krijimit të shesheve të reja publike, shtimit të hapësirave të gjelbra dhe garantimit të sigurisë më të lartë për qytetarët në hapësirat publike.

Sipas Osmanit, për herë të parë Çairi merr një strategji të qartë dhe afatgjatë zhvillimi, e cila vendos në qendër nevojat reale të banorëve dhe komunitetit.

Arkitekti meksikan Michel Rojkind, tha se ka bashkëpunuar me një ekip ekspertësh për të ndërtuar një vizion të ri për Çairin. Sipas organizatorëve, ky vizion do ta shndërrojë komunën në një zonë moderne, atraktive dhe me perspektivë të qëndrueshme zhvillimi.

Osmani shtoi se projekti “Çairi 2040” nuk synon vetëm përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe rritjen e potencialit ekonomik, social dhe kulturor të komunës, duke e pozicionuar atë si një qendër urbane dinamike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button