Zjarri në Trubarevë, Angellov: Ky është sulm hibrid ndaj shtetit!

Tymi i zi i dendur mbuloi pasditen e sotme kryeqytetin, duke shkaktuar shqetësim dhe panik tek qytetarët. Autoritetet njoftuan se është përfshirë nga flakët një fabrikë për mbeturina elektronike në fshatin Trubarevë të Shkupit. Pamje dramatike dhe të frikshme nga terreni, dëgjohen edhe detonime. Ekziston rreziku që zjarri të përfshijë edhe objektet përreth. Në shuarje janë angazhuar dy helikopterë dhe një aerotraktor.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, tha se bëhet fjalë për një zjarr serioz dhe të vështirë për shuarje për shkak të materialeve që digjen – televizorë dhe pajisje elektronike. Ai apeloi që qytetarët të qëndrojnë larg tymit.

“Unë do të them se ky është sulm hibrid ndaj shtetit, sepse është e pamundur të shpërthejnë kaq shumë zjarre për kaq pak kohë, me këtë përmasë që ndotin ajrin. Fola me pronarin e ‘Nula Otpad – Grupacioni F’, të paktën kështu mendoj se quhet kompania, dhe ai pretendon se nuk ekziston mundësia që vetë të ketë marrë flakë ose të ndizet lehtë. Pra, duhej një përpjekje serioze për ta vënë zjarrin”, tha Stojançe Angelov, Drejtor i DMSH.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button