21 milionë euro investim dhe 550 vende pune, Sali: Tetova rikthehet në hartën e investimeve të mëdha

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka përshëndetur investimin prej 21 milionë euro në zonën industrial në Tetovë, ku pritet të hapen mbi 550 vende të reja të punës. Sipas tij, pas shumë vitesh stagnim, Tetova po rikthehet në hartën e investimeve të mëdha.
“Pas shumë vitesh stagnim, sot Tetova po rikthehet në hartën e investimeve të mëdha. Kjo qeveri po dëshmon me vepra se prioritet mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës.
21 milionë euro investim i huaj
550 vende të reja pune për Tetovën dhe Pollogun
Investimi i kompanisë Cavo Otomotiv në ZZHTI Tetovë është sinjal i qartë se vendi ynë po bëhet destinacion serioz për investitorët ndërkombëtarë”, ka deklaruar Sali.



