Sali: E pranoi edhe zonja Ursula von der Leyen se si Qeveri jemi të përkushtuar në Agjendën Reformuese

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Click Plus.
Sali ka komentuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ai ka nënvizuar se në e pranoi edhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen se si Qeveri jemi të përkushtuar në Agjendën Reformuese.
“Dhe patjetër ta them se edhe zonja von der Leyen e pranoi publikisht para opinionit tonë se kjo qeveri, në këtë formacion e ka nxit shumë me shpejtësi dhe me shumë sukses po e realizon Agjendën reformuese. Dhe për shkak se kemi plotësuar shumë kushte, shumë adaptime të ligjeve janë bërë në kohë dhe në mënyrën e duhur. Si rezultat i kësaj, deri më tani, ne kemi thithur, kemi tërhequr nga Komisioni Evropian 144 milion euro”, deklaroi Sali.



