Qeveria shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Agon Ferati: Gjuha shqipe dhe alfabeti ynë janë vlera që na bashkojnë

Ministri i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka bërë të ditur se në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është organizuar një ceremoni solemne me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ferati tha se në këtë aktivitet ka mbajtur edhe fjalë rasti, së bashku me kolegët e tij ministra.

“Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u organizua një ceremoni solemne me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një datë që simbolizon një nga momentet më të rëndësishme të historisë, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Si ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, pata fjalë rasti në këtë ceremoni dhe, së bashku me kolegët ministra, të shënojmë rëndësinë e gjuhës shqipe dhe të alfabetit tonë, si vlera që na bashkojnë dhe që duhet t’i ruajmë e t’ua përcjellim brezave të ardhshëm”, ka shkruar Agon Ferati.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button