Bekim Sali: Në procesin e integrimit evropian edhe shumë shtete të BE-së kanë pasur çështje të hapura me fqinjtë e tyre

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Click Plus.

 

Sali ka komentuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ai ka nënvizuar se në procese të këtilla, pothuajse shumica e vendeve të BE-së kanë pasur çështje të hapura me shtetet fqinje.

 

 

“ Saktë e thatë. Baza e procesit duhet të jetë Shkupi dhe Brukseli. Por, për shkak rrethanave në të kaluarën është kyçur edhe Sofja me një kërkesë të tyre. Dhe kjo përvojë e jona nuk është në historinë e Bashkimit Evropian. Pothuajse çdo anëtare e Bashkimit Evropian në procesin e integrimit të tyre në këtë familje të madhe ka hasur shpesh herë në tema të cilat është dashur ti sqarojnë apo të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me shtetet fqinje. Austria me Hungarinë. Sllovenia me Italinë. Hungaria me Sllovakinë, e kështu me radhë. Të gjitha shtetet kanë pasur ndonjë çështje të hapur dhe natyrisht si proces si rezultat i një periudhe të caktuar i një marrëveshje apo bisedimeve që i kanë zhvilluar, natyrisht ndonjëherë edhe me prezencën e palës së tretë janë gjetur zgjidhje ”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button