Presidenti francez Macron rikonfirmon mbështetjen e plotë të Parisit për Ukrainën

“Sapo kam biseduar me presidentin Zelenskyy për të rikonfirmuar solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të Francës për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër luftës së agresionit të Rusisë”, tha Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka rikonfirmuar “mbështetjen e plotë” të Francës për Ukrainën dhe ka deklaruar se Parisi do ta ndihmojë Kievin të “ndërpresë dronët”, pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu.

“Sapo kam biseduar me presidentin Zelenskyy për të rikonfirmuar solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të Francës për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër luftës së agresionit të Rusisë”, tha Macron në rrjetin social amerikan X.

Macron tha se Rusia po refuzon “kokëfortësisht” thirrjet për armëpushim dhe ka zgjedhur të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës dhe objektivave civile, “në shkelje të parimeve më themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare”.

“Franca dhe Evropa do të vazhdojnë të marrin përgjegjësinë për të mbështetur Ukrainën dhe do të kërkojnë çdo mundësi për të mbrojtur civilët, për të ulur armiqësitë dhe për të çuar përpara idenë e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai.

Macron tha se ai dhe Zelenskyy diskutuan për “mbështetjen konkrete që mund të ofrojmë për ta ndihmuar Ukrainën të ndërpresë dronët dhe t’i kundërvihet agresionit të Rusisë”.

“Ne nuk do t’i nënshtrohemi as frikësimit dhe as përshkallëzimit nga Rusia, gjë që duhet të jetë e qartë: koha po punon kundër saj”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button