Zv/kryeministrit i parë Bekim Sali takon investitorë nga Turqia, diskutohet për investime në disa sektorë kyç

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me investitorë nga Turqia, që vijnë nga rajonet e Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit, ku janë diskutuar mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve në vend.

Sipas njoftimit të tij, në takim morën pjesë përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, si energjetika, mjekësia, digjitalizimi, ndërtimtaria dhe bujqësia. Sali theksoi se gjatë bisedimeve u trajtuan mundësi konkrete për investime dhe bashkëpunim ekonomik me fokus në zhvillim të qëndrueshëm.

“Diskutuam mundësitë konkrete për investime dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, me fokus në zhvillim të qëndrueshëm dhe përfitime të ndërsjella”, deklaroi Sali.

Ai shtoi se vendi mbetet i hapur për investime serioze dhe është i përkushtuar për të mbështetur iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.

“Vendi ynë mbetet i hapur dhe i përkushtuar për të mbështetur çdo iniciativë serioze investuese”, theksoi zëvendëskryeministri i parë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button