Zv/kryeministri Sali uron Ditën e Vllehëve: Të ruajmë tolerancën dhe miqësinë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka uruar komunitetin vllah me rastin e 23 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Vllehëve, duke vlerësuar kulturën, gjuhën, traditat dhe kontributin e tyre në historinë dhe jetën e përbashkët të vendit.
Në mesazhin e tij, Sali theksoi se diversiteti përbën pasuri, ndërsa respekti dhe bashkëjetesa janë themel për ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe më humane.
“Sot nderojmë kulturën, gjuhën, traditat dhe kontributin e çmuar të vllehëve në historinë dhe jetën tonë të përbashkët. Diversiteti është pasuri, ndërsa respekti dhe bashkëjetesa janë themeli i një shoqërie më të fortë dhe më humane”, ka shkruar Sali.
Ai bëri thirrje për ruajtjen e miqësisë, tolerancës dhe vlerave që bashkojnë qytetarët pavarësisht dallimeve, duke uruar: “Gëzuar 23 Maji – Dita Ndërkombëtare e Vllehëve!”.



