Zv/kryeministri Sali në Kiev: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për mbështetjen e Ukrainës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka mbërritur në Kiev për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore, i cili organizohet me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës.

Sali bëri të ditur se pas mbërritjes në Ukrainë është pritur nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Mischenko, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, Dimitar Blazhevski, si dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

“Sot mbërrita në Kiev për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore, i cili organizohet me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës”, ka deklaruar Sali.

Ai theksoi se samiti përfaqëson një platformë të rëndësishme për riafirmimin e mbështetjes së Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës dhe rrugës së saj evropiane.

“Ky samit paraqet një mundësi të rëndësishme për të riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe për të theksuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj paqes, sigurisë dhe perspektivës evropiane të Ukrainës”, është shprehur zëvendëskryeministri i parë.

Sali pritet të marrë pjesë në punimet e Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore, ku liderët dhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse do të diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit rajonal, mbështetjen për Ukrainën dhe avancimin e agjendës së saj evropiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button