Egjipit, 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në Sinain e Jugut

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në provincën e Sinait të Jugut të Egjiptit, tha Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Aksidenti ndodhi në rrugën Dahab-Nuweiba, para zonës Al-Saada, në drejtim të Nuweibas, tha ministria në një deklaratë.

Zëdhënësi i ministrisë, Hossam Abdel Ghaffar tha se 20 ambulanca u dërguan në vendngjarje pasi autoritetet morën një njoftim për aksidentin.

Të plagosurit u dërguan në spitale për trajtim ndërsa 16 persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, sipas bilancit fillestar.

Ministri i Shëndetësisë, Khaled Abdel Ghaffar urdhëroi institucionet shëndetësore të rrisin nivelin e gatishmërisë dhe t’u ofrojnë të plagosurve kujdesin e nevojshëm mjekësor, ilaçet dhe furnizimet.

Ministria tha se ekipet mjekësore po vazhdonin të monitoronin situatën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button