Shtatë të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet amerikane në provincën Khuzestan të Iranit

Shtatë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa të SHBA-së të martën e kaluar në provincën jugore Khuzestan të Iranit, sipas raportimeve, transmeton Anadolu.
Zëvendësguvernatori i Khuzestanit, Valiollah Hayati, tha për agjencinë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA se viktimat u shkaktuan nga sulmet me raketa ndaj tri lokacioneve në provincë.
Zyrtari iranian tha se sulmet shënjestruan zona përreth qyteteve Ahvaz dhe Aghajari në Khuzestan.
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane njoftoi se kishte ndërmarrë sulme ndaj objektivave që i përkisnin Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Pas këtij njoftimi, mediat iraniane raportuan se shpërthime u dëgjuan në ishullin Qeshm dhe në Bandar Abbas, Sirik, Chabahar dhe Konarak.



