Zv/kryeministri i parë Bekim Sali nga Lefkozi: Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për Evropën

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se në Takimin Joformal të Ministrave për Çështje Evropiane në Lefkozi kanë riafirmuar faktin se zgjerimi i BE-së mbetet investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e Evropës.
“Në Takimin Joformal të Ministrave për Çështje Evropiane në Lefkozi riafirmuam se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e Evropës.
Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj reformave, sundimit të ligjit dhe avancimit të procesit të integrimit evropian, duke besuar në një proces të bazuar në meritë, i drejtë dhe i parashikueshëm.
Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe të shërbejë si hap drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button