Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në ceremoninë e diplomimit në IBU: Dija dhe bashkëpunimi janë çelësi i zhvillimit

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, ku ka vlerësuar rolin e këtij institucioni në zhvillimin arsimor dhe shoqëror në vend.

Ai theksoi se universiteti ka ndërtuar një model unik universitar, ku ndërthuren dija, diversiteti kulturor dhe fryma ndërkombëtare.

“Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik ka ndërtuar në vendin tonë një model unik universitar, ku ndërthuren dija, diversiteti kulturor dhe fryma ndërkombëtare,” u shpreh Sali para të pranishmëve.

Sipas tij, pikërisht kjo qasje është ajo që i nevojitet rajonit sot, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe inovacionit.

“Rajoni ynë ka nevojë për më shumë bashkëpunim e ndërveprim, më shumë dije e inovacion, si dhe më shumë zhvillim e vizion për të ardhmen,” deklaroi ai.

Duke iu drejtuar studentëve të diplomuar, Sali vuri në dukje se përfundimi i studimeve në këtë universitet përbën një mundësi të rëndësishme për ndërtimin e një karriere të suksesshme.

“Të diplomosh në IBU nuk është vetëm një privilegj, por edhe një mundësi e rëndësishme për tregun e punës dhe për ndërtimin e një karriere të suksesshme dhe të begatë,” theksoi zëvendëskryeministri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button