Protestuesit gjuajnë mjete piroteknike në drejtim të Qeverisë, lëndohet një protestues

Protestuesit kanë nisur të hedhin mjete piroteknike në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje te protestuesit të mos e gjuajnë asnjë mjet piroteknik në drejtim të policisë.

Një numër i mjeteve piroteknike kanë rënë në afërsi të policisë.

“Policia është e jona. Ne kemi dal për të protestuar, jo me u përlesh me policinë. Forca jonë është zëri ynë”, ka thënë Çlirim Haziri.

Një protestues është lënduar dhe nga policët është dërguar në autoambulancë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button