Zulfikar Zejnulla zgjidhet ministër i ri pa resor në Qeveri

Kuvendi, sot, me 67 vota “pro” dhe 13 “kundër”, e zgjodhi Zulfikar Zejnulla, kryetar i Partisë Demokratike të Turqve, ministër pa resor në Qeveri. Me këtë parti, VMRO-DPMNE-ja në pushtet së fundmi ka nënshkruar marrëveshje koalicioni.
Ministri i ri pa resor, Zejnulla, në periudhën 2021–2024 ka qenë zëvendësdrejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, nga viti 2018 deri në vitin 2021 ka qenë këshilltar në Komunën e Gostivarit, ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2021 ka punuar në sektorin juridik të Partisë Demokratike të Turqve të Maqedonisë.
