Gashi: Zulfiqar Zejnulla u zgjodh ministër pa resor, i uroj suksese në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka njoftuar se në seancën plenare të mbajtur sot është miratuar propozimi për zgjedhjen e një anëtari të ri të Qeverisë.
Sipas Gashit, me vendimin e miratuar nga Kuvendi, Zulfiqar Zejnulla është zgjedhur ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Në seancën e sotme plenare u miratua propozimi për zgjedhjen e një anëtari të Qeverisë. Me këtë vendim, Zulfiqar Zejnulla u zgjodh ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Gashi.
Kryeparlamentari i ka uruar ministrit të sapozgjedhur suksese në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tij në interes të qytetarëve dhe të zhvillimit të vendit.
“I dëshiroj mbarësi dhe suksese në angazhimin e tij të ri dhe në ushtrimin e përgjegjësive, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit”, është shprehur Gashi.


