Zgjedhjet në SHBA: A ‘vdiq’ gazetaria tradicionale?

Miliarderi Elon Musk shpalli pas fitores së Donald Trump se gazetaria tradicionale ka vdekur. ‘Jetë të gjatë gazetarisë së qytetarëve’, deklaroi ai. Kjo gazetari e re mund të ketë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Personaliteti mediatik, Megyn Kelly, thotë se podkastet luajtën një rol të madh në fitoren e Trump.

Duke folur për BBC, drejtuesja i podkastit ‘The Megyn Kelly Show’ thotë se ky format e “shpëtoi Amerikën” dhe ishte i dobishëm për fushatën.

Podkastet “raportuan për Trump me ndershmëri në një mënyrë që kundërpeshonte dezinformimin që po bëhej për të në çdo hap nga të ashtuquajturat media kryesore”, tha ajo.

Kur u pyet për trashëgiminë e mediave kryesore, Kelly tha se ata po vdesin.

“Më lejoni t’ua them kështu: CNN në natën e zgjedhjeve kishte 4 milionë shikues. E dini se kush tjetër kishte 4 milionë shikues natën e zgjedhjeve? Unë”, thotë ajo.

CNN refuzoi një kërkesë për koment nga BBC.

CNN kishte 4.7 milionë shikues natën e zgjedhjeve dhe programi i Megyn Kelly kishte 4.1 milionë shikime në YouTube.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button