Zeqirija Ibrahimi: Gjatë këtyre pak muajve sa jemi në Qeveri arritëm që të rrisim rrogat e arsimtarëve dhe pensionet

Lideri i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Vrapçisht dhe në Tearcë, midis tjerash theksoi se gjatë këtyre pak muajve sa janë në Qeveri arritën që të rrisin rrogat e arsimtarëve dhe pensionet e pensionistëve. “ Sa për informacionin e juaj gjatë këtyre pak muajve sa jemi në qeveri, e dini edhe ju, besoj se jeni të informuar se : Është bërë rritja e pensioneve, është bërë rritja e rrogave të arsimtarëve, është zgjidhur edhe çështja e shkollës së Çashkës që këta të BDI-së për plot vite nuk mundeshin ta zgjidhin. U ndanë 34 milion euro për ndërtimin e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Është marr vendim që në katër vitet e ardhshme të ndahen 1 miliard euro për zhvillim të komunave. Vetëm në këtë vit u ndanë mbi 20 milion euro vetëm nëpër komunat shqiptare e për fat të keq siç tha edhe doktor Amiri, në komunën e juaj ka këso udhëheqësi të pandërgjegjshme që as nuk ka bërë aplikim që të marr nga ato fonde.”, deklaroi mes tjerash Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button