Ministri Murtezani takon ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka takuar ministrin Shqiptarë për Evropë dhe Punë të Jashtme Igli Hasani.
Në takim, është biseduar për rrugëtimin e dyja vendeve drejt BE-së dhe përforcimin e bashkëpunimi.
“Fillimi i negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE është konfirmim se procesi i zgjerimit të BE-së për vendet e BP-së është i gjallë. Në takimin e sotëm me kolegun tim shqiptar, Ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hassani, përforcuam përkushtimin tonë për bashkëpunim dhe thellim të miqësisë, për mbështetje dhe përforcimin e stabilitetit rajonal përmes qasjes së përbashkët në ballafaqimin me sfidat e agjendës evropiane.
U dakorduam që bashkëpunimi me agjendat reformuese përmes zhvillimit të planeve të përbashkëta për punë për fushat kyçe mundëson efikasitet dhe intensifikim më të madh të proceseve reformuese për të dy vendet”, ka shkruar ministri Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button