Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Sali në pritjen për Ditën Kombëtare të Kroacisë

Kryetari i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se së bashku me deputetin Sali, kanë marrë pjesë në pritjen me rastin e Ditës Kombëtare të Kroacisë.
“Sot, së bashku me deputetin Bekim Sali, me ftesë të ekselencës së tij, ambasadorit të Republikës së Kroacisë, z. Nives Tiganj, morëm pjesë në pritjen me rastin e Ditës Kombëtare të Kroacisë. Marrëdhëniet tona me Kroacinë janë historikisht miqësore dhe sot, si anëtare e Bashkimit Evropian, Kroacia mbetet një partnere e rëndësishme në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Bashkëpunimi ynë është thelluar në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Me këtë rast, ambasadorit Tiganj i përcollëm urimet më të përzemërta për popullin kroat dhe shtetin mik të Kroacisë”, ka shkruar Ibrahimi.