India kundërshton akuzat e SHBA-së: Nuk ka kapacitet të tepërt prodhues

India ka hedhur poshtë akuzat e administratës amerikane për “kapacitet të tepërt strukturor” në industrinë e saj, pasi administrata e presidentit Donald Trump propozoi vendosjen e tarifave të reja, transmeton Anadolu.

Ministria e Tregtisë tha se New Delhi ka marrë në shqyrtim një njoftim të Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së (USTR), në të cilin kërkohen komente nga disa ekonomi, përfshirë Indinë.

“Në përgjigje të njoftimit për fillimin e procedurës dhe gjatë procedurave të mëvonshme, Departamenti i Tregtisë deklaroi se India nuk ka kapacitet të tepërt strukturor në asnjë sektor”, tha ministria.

Duke theksuar se India dhe SHBA-ja janë të angazhuara në negociata për një marrëveshje dypalëshe tregtare, New Delhi tha se ka mbajtur qëndrimin se “çdo shqetësim që lidhet me tregtinë duhet të trajtohet në kuadër të këtyre negociatave”.

“Qeveria e Indisë mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në drejt përfundimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes Dypalëshe Tregtare Indi-SHBA”, thuhet më tej.

Dje, administrata e presidentit Trump njoftoi se po propozon tarifa të reja ndaj Japonisë, Kinës, Bashkimit Evropian (BE), Indisë dhe 10 partnerëve të tjerë kryesorë tregtarë.

Indisë iu vendosën tarifa deri në 25 për qind ndërsa tarifa për mallrat indiane mund të ulej në 17 për qind nëse New Delhi arrin një marrëveshje tregtare me Washingtonin. Muajin e kaluar, SHBA-ja dhe India njoftuan se kishin arritur dakordimin mbi kushtet e një marrëveshjeje të përkohshme kornizë, që synon zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje dypalëshe tregtare.

Sipas zyrtarëve, tregtia dypalëshe mes dy vendeve arriti në rreth 149.4 miliardë dollarë në vitin 2025.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button