Zekolli pret Qehajën, priten investime në infrastrukturën lidhëse
Në hapsirat e Ministrisë së Transportit, mirëprita në një takim miqësor Ambasadorin e Kosovës, z. Florian Qehaja, njoftoi zëvendës ministrja e transportit Kaltrina Zekolli – Shaqiri.
“Gjatë këtij takimi diskutuam për bashkëpunimet ndër-shtetërore që kemi si dy vende fqinje, si dhe për raportet e mira që na bashkojnë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve dhe planeve infrastrukturore që ne si qeveri kemi në fokus, me synimin për të ndërtuar rrugë dhe infrastruktura që do të lehtësojnë udhëtimin dhe lidhjen ndërmjet dy vendeve tona”, shkruan në njoftim.