Bekim Sali takohet me Albin Kurtin në Dablin: thekson forcimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Dublin, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian.

Sali, i cili ishte pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Kosova mbetet një partner i rëndësishëm për ne. Besoj se forcimi i marrëdhënieve, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona është në interes të qytetarëve tanë dhe të perspektivës evropiane të rajonit”, deklaroi Sali.

Ai theksoi gjithashtu se lidhjet historike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve përbëjnë një bazë të fortë për avancimin e bashkëpunimit.

“Lidhjet tona të veçanta historike dhe kulturore janë një bazë e fortë për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të avancuar së bashku në rrugën drejt integrimit evropian”, u shpreh Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button