Dy pjesëtarë të Gardës Franceze humbin ndjenjat gjatë vizitës së presidentit sllovak

Dy pjesëtarë të Gardës së Nderit humbën ndjenjat pranë presidentit francez Emmanuel Macron, teksa ai priti homologun e tij sllovak, Peter Pellegrini, të mërkurën në Pallatin Elysee, gjatë një vizite zyrtare, transmeton Anadolu.
Pamjet e transmetuara nga televizioni sllovak tregojnë njërin prej gardistëve duke humbur ekuilibrin, duke ulur shpatën dhe më pas duke u rrëzuar. Macron dhe disa persona të tjerë nxituan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë.
Teksa Macron po përshëndeste Pellegrinin pranë hyrjes së pallatit, raportohet se edhe një gardist i dytë humbi ndjenjat. Gardisti i dytë u shoqërua më pas nga personeli i Pallatit Elysee.
“Të dy pësuan sinkopë vazovagale dhe morën menjëherë ndihmën e nevojshme”, njoftoi sot zyra e presidentit francez.
“Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe janë në gjendje të mirë”, thuhet në njoftim.



