Diplomaci dhe bashkëpunim në NATO, Murtezani shfaqet së bashku me ambasadorin shqiptar

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani, ka marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjenerali Alexus G. Grynkewich.
Përmes një njoftimi, Murtezani ka ndarë një fotografi nga aktiviteti, ku shfaqet së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në NATO.
“Një mbrëmje e këndshme në pritjen e organizuar nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), Gjenerali Alexus G. Grynkewich, së bashku me kolegun tim, Ambasadorin e Shqipërisë në NATO”, ka shkruar Murtezani.



