VMRO-DPMNE: Prokurorët dhe gjyqtarët nuk e ndëshkojnë krimin

Prokurorët dhe gjyqtarët nuk e ndëshkojnë krimin dhe mbrojnë elitat politike të afërta me LSDM dhe BDI, akuzon VMRO-DPMNE, duke pretenduar se socialdemokratët janë në anën e një sistemi gjyqësor dhe prokurorial të korruptuar.
“LSDM mbron gjyqësorin dhe prokurorinë dhe nuk dëshiron reforma në sistemin gjyqësor, sepse në këtë mënyrë nuk do të mbajnë përgjegjësi për krimin dhe korrupsionin e bërë gjatë qeverisjes së tyre.
Nënkryetarja e LSDM-së, Fani, dha mbështetje të qartë për gjyqtarët dhe prokurorët, për shkak të të cilëve besimi në sistemin e drejtësisë është vetëm 2%.
Prokurorët dhe gjyqtarët nuk ndëshkojnë krimin dhe mbrojnë elitat politike të afërta me LSDM dhe BDI, duke shkaktuar erozionin e sistemit gjyqësor dhe mosbesimin në institucionet publike.
Funksionimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të zgjedhur në Zajas dhe Strumicë, të cilët janë aleatë dhe të nënshtruar politikisht ndaj LSDM dhe BDI, është një goditje për Maqedoninë.
LSDM mbron prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, sepse ata i kanë mundësuar Venko Filipçes të mos mbajë përgjegjësi për spitalin modular, skandalin në Onkologji, skandalet me blerjen e vaksinave, etj.
Mosndëshkimi, mungesa e një përgjigjeje institucionale në kohë dhe efikase, “çështjet e harruara” dhe mosveprimi ndaj akuzave për krim, janë vetëm disa nga arsyet e thellimit të mosbesimit në sistemin gjyqësor.
Nevojiten reforma reale në gjyqësor dhe prokurori.
Është e domosdoshme një drejtësi e pavarur dhe një gjyqësor i çliruar nga ndikimi politik në Maqedoni,” thuhet në deklaratën e partisë.