VLEN nga Procesi i Berlinit: Punësimi cilësor dhe bizneset e reja, prioritet i qeverisjes sonë

Punësimi cilësor, zhvillimi ekonomik dhe krijimi i perspektivës për të rinjtë mbeten ndër prioritetet kryesore të qeverisjes VLEN.
Në kuadër të Procesit të Berlinit, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, prezantoi vizionin për reforma që avancojnë tregun e punës, mbështesin bizneset dhe krijojnë mundësi të reja për qytetarët.
Në këtë drejtim, Plani operativ për punësim, i prezantuar nga ministri Durmishi në kuadër të Procesit të Berlinit, është shndërruar në një nga asetet më të rëndësishme të kësaj qeverisje dhe në një nga politikat kryesore që VLEN po i shtyn përpara për zhvillim ekonomik dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për qytetarët.
Pas interesimit të jashtëzakonshëm në vitin 2025, me rreth 16 mijë persona të përfshirë dhe 2.500 biznese të hapura, kjo politikë vazhdon edhe në vitin 2026, me rreth 40 milionë euro për masa aktive të punësimit dhe mbi 10 mijë qytetarë që pritet të përfshihen në programe për punësim, vetëpunësim, trajnime profesionale dhe mbështetje për hapjen e bizneseve të reja.
Ky është VLEN-i. Ky është vizioni ynë programor për zhvillim ekonomik, mbështetje për bizneset, punësim cilësor dhe integrim evropian përmes punës, reformave dhe rezultateve konkrete për qytetarët.



