Mbërritën në Shkup 100 automjetet për Ndihmën e Shpejtë

Kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski, dhe ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, morën pjesë sot në një aktivitet të organizuar me rastin e furnizimit me 100 automjete të reja të ambulancës, të pajisura plotësisht, për Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, të destinuara për nevojat e institucioneve publike shëndetësore në mbarë vendin.

“Sigurimi i 100 automjeteve të reja për Ndihmën e Shpejtë, të cilat plotësojnë flotën ekzistuese dhe zëvendësojnë automjetet e amortizuara, përbën një investim të rëndësishëm në vlerë prej 460 milionë denarësh. Çdo automjet është i pajisur me pajisje mjekësore bashkëkohore dhe të kompletuara, të nevojshme për ndërhyrjen mjekësore, stabilizimin dhe transportin e pacientëve”, theksoi ministri Klekovski gjatë aktivitetit.

Ai shtoi se rinovimi i flotës së automjeteve do të vazhdojë dhe se plani është që flota e Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të rritet nga 140 automjete, sa ka aktualisht, në 200 automjete.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button