VLEN i ka ofruar 35% të komunave dhe 45% të listave Taravarit, ai ende mendohet!

Për informacionet se VLEN i ka bërë ofertë për 35% komunave dhe 45% e listave, kryetari i ASH-së, Taravari pas përfundimit të Kuvendit partiak, konfirmoi se është e vërtetë, por i intereson edhe ndarja e partive të tjera të koalicionit.
“Ato na e kanë dhënë këtë ofertë, dmth është dërguar dje mes deputetëve…ne nuk e dimë ato si e kanë ndarë mes vete, sepse neve na intereson edhe si është ndarja, çfarë merr Besa, ku është Alternativa, ku është LD-ja, kjo është shumë e rëndësishme për ne”, tha Taravari.
Ai tha se ASH kudo që ka shkuar ka dalë fitues, ndaj sipas tij ka disa vende ku fitorja e ASH-së është e sigurt sepse janë të strukturuar mirë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button