Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se grupi teknik për Iranin do të ritakohet javën e ardhshme, duke parashikuar që takimi të zhvillohet më 29 ose 30 qershor në Zvicër.

“Epo, grupi teknik do të kthehet, besoj, më 29 ose 30,” u tha Rubio gazetarëve gjatë vizitës së tij në Kuvajt, duke shtuar se takimi do të zhvillohet në nivel ekspertësh.

Rubio aktualisht ndodhet në një turne tre-ditor në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Bahrein, ku po diskuton zhvillimet e fundit diplomatike dhe memorandumin e mirëkuptimit SHBA-Iran. Në Bahrein, ai pritet të takohet edhe me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit për çështje rajonale.

Ai sqaroi se bisedimet teknike zhvillohen në nivel stafi dhe përfshijnë përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Departamenti i Energjisë dhe institucione të tjera përkatëse.

I pyetur për kapacitetet ushtarake konvencionale të Iranit, Rubio tha se SHBA nuk do të ndërmarrë hapa që cenojnë sigurinë e aleatëve të saj në rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button