Izet Mexhiti mesazh BDI-së: Jam VLEN, mos fantazoni!

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar përmes një mesazhi drejtuar bashkëudhëtarëve të tij politikë, në një kohë kur në opinion qarkullojnë spekulime për zhvillimet e ardhshme politike.

Mexhiti thekson se vendimet, sipas tij, janë marrë gjithmonë në bashkëpunim me njerëzit që e kanë ndjekur rrugëtimin e përbashkët.

“Siç e dini, vendimet gjithmonë i kam marrë bashkë me Ju. Çdo vendim, sado i thjeshtë apo i vështirë, e kemi diskutuar gjërë e gjatë dhe në fund së bashku kemi vendosur”, shkruan Mexhiti.

Ai shton se, pasi janë marrë vendimet, u është qëndruar besnik parimeve dhe qëndrimeve të përcaktuara.

“Kur kemi vendosur, unë dhe Ju, i kemi qëndruar me fanatizëm deri në fund çdo beteje, i kemi qëndruar besnik parimeve dhe qëndrimeve tona!”, shprehet ai.

Mexhiti u është përgjigjur edhe spekulimeve të fundit, duke thënë se ato nuk do të përcaktojnë rrugën e tyre politike.

“Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë. Le të kalkulojnë. Ne kemi para vetes kauzën tonë”, deklaron bashkëkryetari i VLEN-it.

Në fund, Mexhiti thekson se qëllimi, sipas tij, mbetet puna në interes të qytetarëve.

“Sepse ia VLEN të punojmë me vendosmëri për një qëllim të vetëm: të bëjmë më të mirën për qytetarët”, shkruan ai.

Mesazhin e tij Mexhiti e ka përmbyllur me shprehjen: “Rrini rahat!”, duke shtuar se reagimi është bërë nga “Amerika e lirisë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button