VLEN: Çfarë lidhje ka Grubi me paralajmërimet e Ahmetit për tërheqje nga politika?

Komunikata e plotë e VLEN-it

Aktakuza ndaj Artan Grubit i ka ndezur gjakrat në BDI. Frika nga kujtesa e tij po e bën të vetën.

Ali Ahmeti paralajmëron tërheqjen nga politika aktive. Gjoja, ai dashka të tërhiqet, por bashkëpartiakët nuk e lënkan. “Përralla me mbret”, siç thotë populli.

Prej kohësh themi se Artan Grubi është “kutia e zezë” e BDI-së dhe se nga prania ose mungesa e tij varen shumë hesape dhe zhvillime brenda kësaj partie.

Nuk është rastësi që Bujar Osmani, i cili po pret në pozicion startues, hedh në opinion pyetje dhe tema që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, çojnë te Grubi.

Roli i Islam Abazit është shumë i rëndësishëm për zhvillimet e ardhshme në BDI. Atje po përpiqen dëshpërimisht të krijojnë përshtypjen se e kanë situatën nën kontroll, ndonëse ajo prej kohësh u ka dalë nga duart.

Me pak fjalë, nga ajo që Artani mund të ketë kënduar si bilbil do të varet se kush do të bëhet kurban.

Për Ali Ahmetin, kohët e vështira sapo kanë filluar. Përpara s’i dilet, prapa s’ka ku shkon!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button