(VIDEO) Në një banesë në Shkup sekuestrohen 11 kilogramë marihuanë, kokainë dhe lloje të tjera droge

Gjatë një kontrolli në një banesë në Shkup janë gjetur mbi 11 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, sasi më e madhe LSD-je dhe lloje të tjera të drogës.
Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), më 02/03.07.2026, nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, është kryer kontroll në një banesë që përdorej nga M.B. dhe N.J., të cilët më herët ishin privuar nga liria nga zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.
Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër gjykate janë gjetur dhe sekuestruar 11.5 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, si dhe amfetaminë, ekstazi, LSD, vaj-hashash, rrëshirë hashashi dhe kërpudha halucinogjene.
“Personat janë ndaluar për procedura të mëtejshme, ndërsa nga njësia kompetente është dorëzuar kallëzim penal me procedurë urgjente në Prokurorinë Themelore Publike kompetente”, njoftuan nga MPB.



