Turqia dënon “fuqishëm” sulmin izraelit ndaj bazës ajrore ushtarake në Siri

Ministria e Jashtme tha se Izraeli vazhdon të kryejë sulme ndaj infrastrukturës dhe kapaciteteve të Sirisë, duke cenuar integritetin territorial dhe unitetin e vendit.

Turqia dënoi të martën “fuqishëm” sulmet ajrore izraelite ndaj Bazës Ajrore Ushtarake Abu al-Duhur në provincën Idlib të Sirisë, njoftoi Ministria e Jashtme, transmeton Anadolu.

 

Ministria tha se Izraeli vazhdon të kryejë sulme ndaj infrastrukturës dhe kapaciteteve të Sirisë, duke cenuar integritetin territorial dhe unitetin e vendit.

 

Ajo i bëri gjithashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbajë “qëndrim më të vendosur për t’i dhënë fund agresionit të Izraelit ndaj Sirisë, i cili po merr përmasa të reja çdo ditë, dhe për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi për këto veprime, të cilat shpërfillin të drejtën ndërkombëtare”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button