Newcastle United transferon futbollistin boshnjak Amar Dediq

Në një njoftim të klubit thuhet se është nënshkruar kontratë pesëvjeçare me futbollistin 24-vjeçar, i cili luante për ekipin portugez Benfica.

Ekipi i futbollit i Premierligës angleze Newcastle United ka transferuar mbrojtësin e djathtë boshnjak Amar Dediq, transmeton Anadolu.

Në një njoftim të klubit thuhet se është nënshkruar kontratë pesëvjeçare me futbollistin 24-vjeçar, i cili luante për ekipin portugez Benfica.

Dediq, në një deklaratë lidhur me transferimin, tha: “Është një ndjenjë e veçantë dhe nder i madh për mua t’i bashkohem Newcastle Unitedit. Mezi pres të filloj të luaj para klubit dhe tifozëve të mrekullueshëm. Një faktor i madh për mua ishte mundësia për të punuar sërish me Matthias Jaissle. Njihemi mirë me njëri-tjetrin”.

Futbollisti boshnjak do të ribashkohet me trajnerin Matthias Jaissle, me të cilin fitoi titullin e kampionit të Austrisë me Red Bull Salzburgun në vitin 2023.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button