Venko Filipçe: Unë do ta takoj Taravarin

Kryetari i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, njoftoi se këtë javë do të takohet me Arben Taravarin nga Aleanca për Shqiptarët, i cili ka vendosur të largohet nga koalicioni qeveritar dhe të kalojë në opozitë.
Takimi fillimisht ishte planifikuar për javën e kaluar.
“E shtymë takimin me Arben Taravarin për këtë javë, kështu që do të takohem me të këto ditë”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.