U arrestua një anëtar i sigurimit të Mickoskit: Ai e rrahu gruan e tij

Rade Ristovski, i cili është pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, u dënua me tetë ditë paraburgim për dhunë në familje sepse rrahu gruan e tij Sara.

Informacioni u konfirmua nga Gjykata Penale dhe nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacionit policore, Ristovski është pjesë e sigurimit të kryeministrit Mickoski dhe ishte në një pozicion si pjesë e sigurimit, pra si pararendës.

Sara Ristovska është mjeke dhe pronare e një klinike private. Burime nga Gjykata Penale thonë se Ristovski po ndiqet penalisht për një krim që parashikon një dënim me burg nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button